Kryetari Rama priti në takim luftëtarin e lirisë, Jon Harrison
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka mirëpritur sot në takim luftëtarin e lirisë, Jon Harrison.
Lidhur me këtë takim, kryetari Rama ka shkruar:
“Nder i jashtëzakonshëm të mirëpres luftëtarin e lirisë, Jon Harrison, i cili la gjithçka që kishte në Britani, për t'u dalë në krah ushtarëve tanë përgjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
Miku i Kosovës Harrison, ka rrezikuar jetën për të shërbyer si instruktor për Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Ai tregon me dashuri për emocionet e përjetuara gjatë periudhës së luftës deri në çlirimin e vendit tonë.
Sot, ai ende vazhdon betejën për ta bërë të njohur të vërtetën e luftës së Kosovës dhe të drejtën për liri.
Në shenjë respekti i dhurova mirënjohje për guximin, trimërinë dhe kontributin e tij.”