Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet

PrishtinëPostuar: 10:41 / 03.05.2024

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.

Postimi i plotë i kryetarit Rama:

“Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian.  
Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi.”