Prishtina prin me rastet aktive me COVID-19

PrishtinëPostuar: 09:52 / 10.06.2021

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë për numrin e rasteve aktive me COVID-19. Kryeqyteti sot numëron 243 raste aktive me COVID-19.

Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 107.533 raste me COVID-19, 2.247 vdekje.

Gjithashtu janë 104.454 persona të shëruar. Ndërkaq nga fillimi e deri tash janë kryer 633.931 teste.