Pritet fillimi i punimeve për hidroizolimin, termoizolimin edhe rregullimin e xhamave në Pallatin e Rinisë

PrishtinëPostuar: 15:57 / 11.03.2024

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se së shpejti nisin punimet për hidroizolimin, termoizolimin e po ashtu edhe rregullimin e xhamave në Pallati i Rinisë.

“Kjo do të bëhet falë marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti transformues për Pallati i Rinisë, të cilin sot e nënshkruam bashkë me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka.” – ka njoftuar kryetari Rama.