Së shpejti fillojnë zgjedhjet për formimin e këshillave lokal në Komunën e Prishtinës

PrishtinëPostuar: 11:05 / 28.03.2024

Komuna e Prishtinës bënë me dije për banorët e kryeqytetit se së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal.

Kjo iniciativë demokratike ka një rëndësi të veçantë për ne të gjithë, prandaj është esenciale që ju, qytetarë të nderuar, të angazhoheni në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse lokale, duke ndikuar kështu në përparimin e lagjes dhe të Prishtinës në përgjithësi.

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Më poshtë mund të gjeni datat dhe orën se kur do të mbahen zgjedhjet, në secilën lagje.