Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos

PrishtinëPostuar: 11:36 / 15.04.2024

NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve të ardhshme, do të vazhdojë furnizimi me ngrohje edhe më tutje.

"Furnizimi me ngrohje në ditët, që do të ketë temperatura më të mira do të vazhdojë me ngarkesë minimale, ndërsa përgjatë ditëve, kur sipas parashikimeve meteorologjike do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, furnizimi me ngrohje do t’jetë në harmoni me nevojat e konsumatorëve tanë për ngrohje.

Mosndërprerja e përkohshme e furnizimit me ngrohje është bërë edhe me qëllim për të ruajtur sigurinë e operimit të sistemit të ngrohjes, i cili pas përkeqësimit të motit do të duhej rikthyer prapë në funksion." - thuhet në njoftimin e ndërmarrjes "Termokos".