Kryetari Totaj bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë në nderim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

PrizrenPostuar: 14:12 / 06.03.2024

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për nder të Epopesë së UÇK-së, së bashku me familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe zyrtarë komunalë, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë për sakrificat heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri e pavarësi.

“Ndikimi i flijimit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari me familjarët dhe të afërmit e tij, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është i thellë në luftën e UÇK-së dhe në ndërgjegjen kolektive të popullit gjatë luftës sonë të lavdishme.

Sot, nderuam guximin dhe qëndresën e trimave tanë që luftuan me vetëmohim për çlirim, derisa, sakrificat e tyre do të shënohen përgjithmonë në analet e historisë sonë, duke frymëzuar brezat e ardhshëm për t’i mbështetur vlerat e lirisë dhe të shtetit të Kosovës.” – ka shkruar kryetari Totaj.