Kryetari Totaj nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për riaktivizimin e mekanizmit komunal kundër dhunës në familje

PrizrenPostuar: 16:52 / 01.03.2024

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se nën organizimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku, i pranishëm ishte edhe Ambasadori Michael Davenport, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi për riaktivizimin e mekanizmit komunal kundër dhunës në familje, me të gjithë akterët e përfshirë në këtë çështje.

“Me këtë rast u zotuam se do të kërkojmë edhe mbështetje shtesë nga institucionet qendrore, derisa të fuqizohet edhe më tej bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante për ta ulur numrin e rasteve të dhunës në familje në Komunën e Prizrenit.” – njoftoi ndër të tjera kryetari Totaj.