Kryetari Totaj pjesë e punëtorisë për zhvillimin e planit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Zyra Kadastrale Komunale e Prizrenit

PrizrenPostuar: 14:42 / 04.03.2024

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kishte kënaqësinë të merrë pjesë sot në punëtorinë për zhvillimin e planit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Zyra Kadastrale Komunale e Prizrenit.

Kryetari Totaj, ka njoftuar se në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim edhe me organizatat e shoqërisë civile është përfunduar analizimi dhe vlerësimi i proceseve, procedurave si dhe kapaciteteve aktuale të punës për ofrimin e shërbimeve kadastrale, në Komunën e Prizrenit.

“Raportet e vlerësimit ofrojnë rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve nga Drejtoria e Kadastrit dhe Gjeodezisë që përfundimisht do të rezultojnë me zhvillimin e një Plani konkret për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve për Komunën e Prizrenit.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Totaj.