Mbahet takimi publik me qytetarë për ri-funksionalizimin e Qendrës Rinore në Lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

PrizrenPostuar: 20:09 / 04.03.2024

Në sallën e Mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, u mbajt sot takimi publik me qytetarë për ri funksionalizimin e Qendrës Rinore në Lagjen “Ortakoll” në Prizreni, projekt që bashkë financohet nga Komunës dhe USAID-i.

Të pranishmit dhanë propozime, komente dhe sugjerime dhe sipas drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina të gjitha propozimet, komentet dhe sugjerimet do të analizohen me kujdes dhe më pas do të përfshihen në projektin final.

Projektin ideor mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/.../2024/02/Q_R_Paramasa_merged0.pdf .

Ndërsa, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 08.03.2024 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Adem.O.Morina@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .