Kryetari Latifi iu dhuroi lule grave dhe vajzave në administratën komunale me rastin e 8 Marsit

RahovecPostuar: 11:55 / 08.03.2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka nisur ditën me gratë dhe vajzat që punojnë në administratën komunale, për t’u uruar 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Postimi i plotë i kryetarit Latifi:

“Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Ditën e nisa me gratë dhe vajzat që punojnë në administratën komunale, për t’u uruar 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të gruas në të gjitha periudhat historike, si dhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Inkurajoj të gjitha gratë që të vazhdojnë rrugëtimin për të zënë vendin e merituar në shoqëri.

Është e domosdoshme t'i kërkosh të drejtat që të takojnë si njeri, sepse "të drejtat e njeriut janë të drejta të grave dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë" (Hillary Clinton).”