Kryetari Latifi nderoi dëshmorët dhe martirët e fshatit Nagac

RahovecPostuar: 14:15 / 02.04.2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë, sot, në 25-vjetorin e rënies, nderuan kujtimin për 2 dëshmorët dhe 5 martirët e fshatit Nagac.

“Në shenjë kujtimi për ta, bashkë me nxënësit e ShFMU “Nesimi Elshani” - Nagac, mbollëm shtatë (7) fidanë pranë varreve të tyre.
Kujtimi i veprës së dëshmorëve dhe martirëve është i përhershëm!
Përulemi me përkushtim të lartë para veprës së tyre!
Lavdi!” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Latifi.