Kryetari Latifi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Advancing Together (AT)”

RahovecPostuar: 11:51 / 11.12.2023

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se së bashku me drejtorin ekzekutiv të OJQ “Advancing Together (AT)”, Bashkim Ibishi, nënshkrova memorandum bashkëpunimi, për zbatimin e projektit “Bëhu partneri im për mirëqenie”, që ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet.

“Këto projekte ofrojnë një nxitje për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë dhe autoritetet lokale.
Andaj, ne si komunë mbetemi të përkushtuar në fuqizimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që të rritet mirëqenia.” – ka shkruar kryetari Latifi.