Mbahet mbledhja e Komitetit Konsultativ për persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 11:55 / 15.03.2024

Në prani të anëtarëve të Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e anëtarit më të vjetër të komitetit Selman Shtavica, u mbajt mbledhja e parë (1) e komitetit për vitin 2024, në Komunën e Rahovecit.

RENDI i ditës ishte ky:

1. Zgjedhja e Kryesuesit të Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara;
2. Të ndryshme.

Pas konsultimit, anëtarët e Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara si kryesuese propozuan, Almedina Jahën dhe zëvendëskryesues u propozua Atdhe Rama.

Propozimet u votuan njëzëri prej anëtarëve të Komitetit.