Ngritet Flamuri Kombëtar në Kompleksin Përkujtimor në Gradish në nderim të Epopesë së UÇK-së

RahovecPostuar: 14:31 / 06.03.2024

Komuna e Rahovecit, në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ngritur flamurin kombëtar në kompleksin përkujtimor në Gradish.

“Në nderim të Epopesë së UÇK-së, sot, bashkë me veteranë të luftës, me eprorë të FSK-së e me qytetarë, ngritëm flamurin kombëtar në kompleksin përkujtimor në Gradish.” – ka shkruar kryetari Smajl Latifi.