Zhvillohet aksioni i pastrimi në Shtërpcë
Organizata Mjedisore Lets Do It Kosova po vazhdon edhe këtë vit me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të vendit.
Sot vullnetarët e "Let's Do It Kosova" do të organizojnë aksion pastrimi në Komunën e Shtërpcës.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorë të komunitetit serb dhe shqiptarë në Shtërpcë, me të cilët do të largohet një sasi e madhe e mbeturinave nga ky qytet.
Për organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor të Shtërpcës, ndërsa do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga kjo komunë dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Iniciativa Lets Do It Kosova, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.