Asfaltohet platoja e Xhamisë në Shtime

ShtimePostuar: 12:13 / 04.03.2024

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se tashmë pas 10 viteve kërkesë, është bërë asfaltimi i platosë së Xhamisë në sipërfaqe 961 m² në vlerë 17,265€.

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

“Ditë e javë e re, realizim i një pune tjetër të mirë që nuk është bërë për 10 vjet

Bashkë me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Komunën e Shtimes, z. Skender Baftiu këtë vikend ndoqëm punimet e asfaltimit të platosë së Xhamisë në sipërfaqe 961 m² në vlerë 17,265€.

Kjo ka qenë kërkesë e KBI-së dhe nevojë për xhematlinjtë për afro 10 vjet dhe jemi të lumtur për realizimin e këtij projekti që do t'ua lehtësojë qytetarëve tanë ardhjen dhe vajtjen nga Xhamia.

Këto punime u realizuan edhe në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, andaj i urojmë besimtarët që tani nuk do ta kenë barrën e pluhurit apo baltës që është krijuar në këtë hapësirë.

Urime të gjithë xhematlinjve dhe frekuestuesve të zonës.”