Investim 2.4 milion euro për stadiumin e qytetit në Shtime
Punimet për rregullimin e tribunës dhe zhveshtoreve në Stadiumin e Qytetit të Shtimes ku do të investohen 2.4 milion euro, pritet që të fillojnë së shpejti.
“Punimet do të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar, ashtu që komuniteti i sportistëve t'i gëzojë sukseset e reja në hapësirën e re dhe moderne që do të ndërtohet së shpejti. Ky plan do të implementohet tërësisht në realitet dhe do ta kemi një Stadium të dinjitetshëm e modern”, tha kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, duke falënderuar ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport Hajrullah Çeku për përkrahjen dhe angazhimin.
Ditë më parë, është vendosur edhe bari i ri sintetik në Stadiumin e Qytetit që është investim në vlerë 250 mijë euro, ku kryetari Aliu, së bashku me presidentin e FFK-së, Agim Ademin, përfaqësuesin e KF "Vjosa", drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport Albana Fazliun dhe sportistët e sportdashës të shumtë përuruan atë.
“Sportistët tanë do të kenë kushte të dinjitetshme dhe vëmendje të plotë. Sporti është sektor ku të rinjtë tanë posedojnë talent e ne përkujdesemi për infrastrukturën që të kenë mundësi më të mira ta zhvillojnë atë”, tha Aliu.