Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Shtimes
E udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, është mbajtur mbledhja e dytë e Kuvendit, pikat e të cilës u prezantuan paraprakisht dhe të cilat me shumicë votash u aprovuan nga asambleistët.
Përfaqësuesit nga ekzekutivi gjatë kësaj mbledhje dhanë sqarimet rreth pikave të ndryshme gjatë kësaj seance.
Më pastaj janë shqyrtuar dhe aprovuar këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më: 31. 1. 2024,
2. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2024 (është miratuar me shumicë të votave),
3. Informatë për zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Audimit për 2022,
4. Propozim-Vendim për Bartjen e të Hyrave nga viti 2023 në vitin 2024 (është miratuar me shumicë të votave),
5. Propozim-Vendim për formimin e Komisioneve për ndarjen e çmimeve “Nderi i Qytetit” dhe “Qytetar Nderi” (është miratuar me shumicë të votave).
6. Propozim-Vendim për caktimin e çelësit për zgjedhjen e komisioneve për ndarjen e çmimeve “Sakrifica e Reçakut-1999” dhe “Pena e Artë” (është miratuar me shumicë të votave),
7. Draft-Rregullore Komunale për Transparencë (është miratuar me shumicë të votave),
8. Draft-Plani i Veprimit për Transparencë Komunale 2024-2028 (është miratuar me shumicë të votave).
9. Draft-Plani i Veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026,
10. Pyetje-Përgjigje,
11. Informatë nga DKA për përfundimin e gjysëmvjetorit të parë shkollor 2023/2024 dhe
12. Informatë nga DPUKGJ lidhur me legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi.