Shtëpia e kulturës në Shtime bëhet me video-projektor

ShtimePostuar: 15:14 / 13.02.2024

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, priti në një takim, Florian Çangën, producent teatri, i cili ditë më parë për Shtëpinë e Kulturës në Shtime, dhuroi një video-projektor.

Me këtë rast, kryetari Aliu ka falënderuar Çangën, dhe bëri të ditur se një video-projektor, ishte më se i nevojshëm për Shtëpinë e Kulturës dhe aktivitetet që vazhdimisht zhvillohen aty.