Filloi ndërtimi i Subqendrës në Qirez
Ka filluar edhe zyrtarisht ndërtimi i Subqendrës në Qirez të Komunës së Skenderajt, teksa solemnisht vënien e gurthemelit e kanë bërë dy burrat e respektuar nga kjo anë, Sheremet Sejdiu e Brahim Rexhepi, pas të cilëve edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, ish-komandanti Jakup Nura, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe asamblistët e Kuvendit Komunal, Liridona Koci e Fikret Rexhepi.
Ky është projekti i dytë i subqendrave të premtuara, pas atij në Runik, dhe më i madhi në bashkësinë lokale në Qirez.
Lidhur me këtë projekt, kryetari Nura ka shkruar:
“Investimi më i madh në Qirez po bëhet realitet, sikurse premtimi për ndërtimin e Subqendrës së premtuar, një projekt i rëndësisë së veçantë për të transformuar edhe këtë lokalitet në një qendër mirë të rregulluar me hapësira të modernizuara për afarizëm, bulevard të gjerë me infrastrukturë përcjellëse dhe qendrën rekreative.”