Kryetari Nura përkujtoi 25 vjetorin e Masakrës së Izbicës
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke bërë homazhe sot ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Izbicës.
Lidhur me këtë vizitë, kryetari Nura ka shkruar:
“Përulje me respektin më të lartë për të gjithë të vrarët, pleq, gra, të rinj e fëmijë, në 25 vjetorin e Masakrës së Izbicës, një nga dëshmitë më të forta të përpjekjes serbe për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës, në rrugëtimin më të vështirë për të arrit te liria që u pagua me gjakun, sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.
U qofshim fal të gjithë atyre që nuk kursyen jetën për Kosovën tonë!
Mirënjohje me respektin më të lartë për të gjithë ata që kontribuuan në çfarëdo formë për liri dhe pavarësi!
Lavdi për jetë e mot Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”