Përurohet biblioteka në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj

SkënderajPostuar: 14:51 / 20.02.2024

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se sot gjatë ditës, kanë bërë përurimin e bibliotekës në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, projekt ky i realizuar për herë të parë në këtë gjimnaz.

Njoftimi i plotë i kryetarit Nura:

“Në 57 vjetorin e themelimit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe në 74 vjetorin e lindjes së ideologut Hamëz Jashari, emër që mban me krenari ky institucion i respektuar arsimor, përuruam bibliotekën me një fond të kënaqshëm të librave për nxënësit e shkollës ku është krijuar dhe një ambient i ngrohtë për lexim, për të gjithë ata që e duan librin.

Një investim si ky që përmbush zotimin tonë për krijimin e kushteve në arsim, po bëhet për herë të parë në Gjimnazin “Hamëz Jashari”!”