Shpërndahen 71 motokultivatorë për bujqit përfitues të Komunës së Skenderajt

SkënderajPostuar: 17:40 / 22.02.2024

71 motokultivatorë me frezë u shpërndan sot për bujqit përfitues të mbështetjes që ofron Komuna e Skenderajt.

Kjo mbështetje, është realizuar në kuadër të planit zhvillimor të sektorëve të bujqësisë, dhe në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova, duke ua bërë më të lehtë punën të gjithë fermerëve në veprimtarinë e tyre bujqësore.

Punë të mbarë të gjithë përfituesve!