Cilësohet gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 11:52 / 20.03.2024

Në takimin e radhës të mbajtur të Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numëruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës.

Ajo, ka bërë të ditur dhe për përgatitjet që janë bërë për të filluar procesi i regjistrimit që do të filloj me 5 prill 2024.
“Komuna jonë ka 23 mbikëqyrës  dhe 109 regjistrues të cilët do të trajnohen prej 25 deri me 29 mars 2024.” – tha nënkryetarja Suka.

Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Pasi ka numëruar rastet që kanë ndodhur më pas ka bërë të ditur numrin e tiketave që janë shqiptuar si 486 tiketa dhe janë realizuar 21 urdhëresa.