KFOR-i Italian dhuron donacion për Shkollën e Mesme të Ulët “Iliria” në Savrovë të Komunës së Suharekës

SuharekëPostuar: 15:22 / 20.02.2024

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se Shkolla e Mesme e Ulët “Iliria” në Savrovë, ka pranuar një donacion të dhuruar nga KFOR-i Italian, donacion ky me pajisje teknologjike.

Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

“Jemi falënderues dhe mirënjohës për Kolenel Francesco Ferrara nga KFORI Italian, për donacionin e dhuruar për Shkollën e Mesme të Ulët “Iliria” në Savrovë.
Donacioni i dhuruar do të shërbej për nxënësit e kësaj shkolle, për të fituar njohuri më shumë në fushën e teknologjisë.”