Kryetari Muharremaj bëri homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

SuharekëPostuar: 11:52 / 17.02.2024

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot Ditën e Pavarësisë, e ka filluar me homazhe pranë varreve të dëshmorëve, duke i uruar në këtë ditë për të cilën edhe janë sakrifikuar.

“Sot i respektuam ata që i bënë nder atdheut.
Ne sot jetojmë të lirë, dhe e gëzojmë Pavarësinë e Kosovës, sepse ata u sakrifikuan për ne.
Lavdi e përjetshme !” – tha kryetari Muharremaj.