Mbahet punëtoria “Prezantimi i rezultateve të Gradimit në Komunën e Suharekës për vitin 2023”

SuharekëPostuar: 18:07 / 01.03.2024

Para kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nënkryetares Mihrije Suka, kryesuesit të Kuvendit Bexhet B.Kuçi dhe drejtorëve e udhëheqësve të njësive, përfaqësues të Projektit: “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” nga USAID, sot kanë prezentuar rezultatin e Gradimit të Komunës sonë për vitin që lamë pas.

Fillimisht, kryetari Muharremaj, ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen dhe për punën që kanë bërë për përmirësimin e rezultateve, ndërsa më pastaj ka kërkuar nga stafi i Komunës që ishin prezent që të jenë të vëmendshëm dhe të korrigjojnë lëshimet apo gabimet e bëra vitin e kaluar.

Ndërkaq, Maia Gogoladze, drejtoreshë e aktivitetit të USAID- Integriteti i Komunave të Kosovës është shprehur se përmes këtij takimi do të shohim punën tonë të përbashkët dhe  sukseset e arritura. Sot këtu do të dëgjojmë propozimet dhe  sfidat tuaja dhe do tu themi se bashkëpunimi me ju do të vazhdojë edhe në vitit tjera. Para zyrtarëve Rezultatet i ka prezantuar Agim Salihu, zv drejtor i projektit i cili ka shtuar se nëse i shohim këto rezultate me pikët e arritura dhe përqindjen e prezantuar lirisht mund  të them se Komuna e Suharekës  ka  një sukses shumë të mirë dhe ka një përmirësim të vazhdueshëm.