Mbahet takimi i radhës i Koordinimit Lokal për Siguri në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:30 / 08.05.2024

Është cilësuar gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan në Komunën e Suharekës, gjatë takimit të radhës të mbajtur sot nga Koordimi Lokal për Siguri.

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, e cila është edhe kryesuese e takimit Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numëruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës, përfshi këtu edhe vizitën e zv.ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi si dhe Tubimet dhe Akademitë Përkujtimore që janë organizuar në shenjë nderimi të atyre që na sollën lirinë.

Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Ai, më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur si dhe ka dhënë edhe numrin e tiketave që janë shqiptuar gjatë kësaj kohe si: gjatë dy jave si: 482 tiketa për kundërvajtje prej të cilave në gjykatë janë shqyrtuar 31  urdhëresa.
 

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.