Organizohet punëtoria “Climate Fresk” me zyrtarët e Komunës së Suharekës
Helvetas dhe Climate Awareness Association, kanë organizuar punëtorinë “Climate Fresk” me zyrtarë Komunal të Suharekës.
Punëtoria “Climate Fresk” që u mbajt me zyrtarë të komunës së Suharekës është organizuar dhe mbështetur nga Helvetas dhe Climate Awareness Association, ndërsa qëllimi i saj ishte synimi për zgjerimin e njohurive dhe ngritjes së kapaciteteve të pjesëmarrësve për të kuptuar më mirë çështjet mjedisore, si dhe të integrojë konceptet e gjelbra, të qëndrueshme dhe ato miqësore ndaj mjedisit gjatë planifikimit dhe zbatimit të projekteve kapitale.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj rreth kësaj Punëtorie ka thënë se :” Ka disa vite që jemi përfitues të grandeve dhe dëshira ime më e madhe është mbrojtja dhe ruajtja e ambientit, kështu që kohet e fundit asnjë projekt nuk bëhet pa pjesën apo elaboratin e ambientit. Ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj edhe përmes këshillave të ndryshme”.
Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit ishin mjaft aktiv dhe të gatshëm që njohuritë e tyre nga ky trajnim t’i implementojnë gjatë punës së tyre si Zyrtar Komunal.