Për më të dalluarit – Komuna e Suharekës ndanë mirënjohje për 7 Mars

SuharekëPostuar: 14:26 / 07.03.2024

Sot, në Ditën e mësuesit, Komuna e Suharekës, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit në fushën e arsimit.

Mirënjohjet i kanë ndarë kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit Remzi Bajselmani.

Me këtë rast, kryetari Muharremaj ka falënderuar dhe njëherit ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit:

“Sot në këtë ditë të shënuar urojmë mësimdhënësit që na edukuan me gjenerata e u bënë simbol qëndrese; Mësimdhënësit që u burgosën e u torturuan nga pushtuesi serb, për punën dhe misionin e tyre fisnik; Mësimdhënësit si çlirimtar që shumë prej tyre ranë dëshmorë për lirinë e vendit”.

Ndërsa, Drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani, ka thënë se është viti i tretë që ne nderojmë më të dalluarit me Mirënjohje dhe ate nga të gjitha fushat. Nuk e kemi pasur lehtë të zgjedhim më të merituarit pasi nga mbi 900 punëtorë të Arsimit kemi përzgjedhur vetëm pesë”