QKMF-ja në Suharekë po kryen vizita sistematike me nxënësit

SuharekëPostuar: 14:57 / 04.03.2024

Stafi mjekësor i QKMF-së (Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare) “Rexhep Kuçi” në Suharekë, sot ka kryer vizita sistematike me nxënësit rreth kujdesit primar shëndetësor.

Gjatë këtyre vizitave ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili u interesua nga afër rreth zhvillimit të vizitave si dhe rreth gjendjes shëndetësore të nxënësve të komunës sonë.

Vizita të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen, pasi dihet që mjekësia do të jetë gjithmonë primare dhe  në shërbim të qytetarëve.