Haliti: Pozherani me vlera e njerëz të çmuar

VitiPostuar: 11:15 / 20.09.2021

Nuk mund të shkosh në Pozheran, e të mos i ndjesh vlerat e çmuara që ka. E kaluara e lavdishme, njerëzit e shkolluar, të arriturat në art, kulturë dhe sport, e deri te bizneset e suksesshme, janë vetëm disa segmente, të cilat e dallojnë Pozheranin, ka thënë kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

"Pozherani me vlera e njerëz të çmuar

Nuk mund të shkosh në Pozheran, e të mos i ndjesh vlerat e çmuara që ka. E kaluara e lavdishme, njerëzit e shkolluar, të arriturat në art, kulturë dhe sport, e deri te bizneset e suksesshme, janë vetëm disa segmente, të cilat e dallojnë Pozheranin.

Ky vendbanim, që njëherit është më i madhi në komunën tonë, ishte ndalesa e fundit për një kafe pune.

Punët e kryera deri më tani dhe ato që do t’i bëjmë bashkë në vitet e ardhshme, ishin temë e bisedës sonë.

Faleminderit pozheranas!

Në Ramjanin shembull, për projektime të reja

Kënaqësi të vizitosh lokalitetin më të pastër dhe më të mirëmbajtur, jo vetëm në Komunën e Vitisë.

Ramjani ka dëshmuar se si kombinohen mirë investimet nga buxheti komunal dhe kontributi i banorëve.

Mbetem i përkushtuar të vazhdojë t’ju shërbejë këtyre njerëzve të mirë e punëtorë."