Kryetari Idrizi: 329,418.84 euro për Parkun Rekreativ “Udha e Gurit”
VushtrriPostuar: 14:41 / 12.03.2024
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në ambientet e komunës pritën në takim, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me bashkëpunëtorë.
Kryetari Idrizi, ndër të tjera ka njoftuar se:
“Me ministrin Damka nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi për projektin “Udha e Gurit”, parku rekreativ ku do të përfshijë:
1. Shëtitore
2. Hapësirë gjelbëruese
3. Kënd të lojërave
4. Dy fusha të tenisit
5. Një fushë multifunksionale
Projekti është 2 vjeçar dhe bashkëfinancohet nga MZHR dhe Komuna e Vushtrrisë.
Faleminderit ministër Damka për bashkëpunimin e shkëlqyer!”