Kryetari Idrizi mbikëqyrë punimet në ndërtimin e objektit të shkollës “Mustafë Venhari”

VushtrriPostuar: 20:20 / 04.03.2024

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbikëqyrur sot punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari”, ku sot është bërë betonimi i pllakës.

Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se me përfundimin e punimeve nxënësit e mësimdhënësit do të kenë një objekt të standardeve më të larta.

“Betonimi i pllakës së objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari”, që do të jetë një shkollë model me një ambient të standardeve më të larta për nxënësit e mësimdhënësit, tha kryetari Idrizi.

Për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari”, Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 1,078,258.00 euro.