Kryetari Idrizi uron 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

VushtrriPostuar: 12:03 / 08.03.2024

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u ka uruar zyrtareve komunale 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në një takim, kreu i Komunës i ka falënderuar për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Ditën e fillova me zyrtaret e Komunës, të cilat i falënderova për punën e palodhur që bëjnë në shërbim të qytetarëve dhe njëherit ju urova 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, tha kryetari Idrizi.