Kryetari Idrizi vizitoi varrezat e dëshmorëve në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së

VushtrriPostuar: 14:48 / 06.03.2024

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë sot homazhe varrezat e dëshmorëve në Prekaz për nder të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Epopeja e UÇK-së mbetet pika më kulmore e historisë sonë. Sakrifica e familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, janë udhërrëfyesi ynë për shtetndërtim!
Lavdi e përjetshme për gjithë dëshmorët e kombit!” – ka shkruar kryetari Idrizi.