Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 17:40 / 15.03.2024

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 15.02.2024;
2. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese për vitin 2023;
3. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024;
4. Shqyrtimi i Informatës lidhur me ndërtimet në Komunën e Vushtrrisë për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Përkrahjen e Fermerëve në Bujqësi dhe Bizneseve në Sektorin Privat;
6. Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Komunën e Vushtrrisë 2024-2026;
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për varreza të kafshëve në territorin e Komunës së Vushtrrisë;
8. Pyetje dhe përgjigje.

Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.