Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 17:25 / 28.03.2024

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.

Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur me datë 29 shkurt 2024, vazhduar me datën 7 mars 2024;
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur me datë 05 mars 2024;
3. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese për vitin 2023;
4. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024;
5. Shqyrtimi i Informatës lidhur me ndërtimet në Komunën e Vushtrrisë për vitin 2023;
6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Përkrahjen e Fermerëve në Bujqësi dhe Bizneseve në Sektorin Privat;
7. Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Komunën e Vushtrrisë 2024-2026;
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për varreza të kafshëve në territorin e Komunës së Vushtrrisë;
9. Shqyrtimi i Peticionit lidhur me objektet në rrugën “Avni Saraçi” në Vushtrri;
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm shtëpinë muze të Kahrimon Pasomës;
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm shtëpinë muze të Selatin Gërxhaliut pronë e Nexhmedin Gërxhaliut;
12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshim dhe plotësim të vendimit të KKSB-së;
13. Shqyrtim i vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale;
14. Shqyrtimi i vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale;
15. Pyetje dhe përgjigje.

Ndërkaq pika e rendit të ditës për funksionalizimin e parkut të biznesit nuk është miratuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 28 mars 2024 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://kk.rks-gov.net/.../video-mbledhjet-e-kuvendit.../