Largohen zbukurimet e shtëpizat në sheshet e Prishtinës?

PrishtinëPostuar: 14:49 / 08.01.2016

Kanë filluar të hiqen zbukurimet dhe tregu i fundvitit nga sheshet e Prishtinës një ditë para protestës së opozitës.

Zyrtari për informim i Komunës së Prishtinës Erzen Vraniqi tha seheqja e zbukurimeve dhe tregut nuk ka të bëjë me protestën e nesërme,por kaq ishte afati i tyre.

“Afati për t’u mbajtur zbukurimet dhe shtëpizat e tregut në shesh ishte deri më 8 janar,”tha Vraniqi.

Dy sheshet e Prishtinës “ Skënderbeu” dhe “ Zahir Pajaziti”, u zbukuruan nga Komuna e Prishtinës.

Opozita nesër do të mbajë një protestë në Prishtinë ku pritet tëkërkojë dorëheqjen e qeverisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të23 dhjetorit 2015 që parimet e Marrëveshjes për Asociacionin e KomunaveSerbe i konsideron jo krejtësisht në pajtim me frymën e Kushtetutës sëKosovës.

 

/kallxo.com