Vepra e fotografit nga Kosova, foto e ditës në The Guardian
Njerëzit shikojnë derisa një burrë kërcen nga ura 22 metra e lartë, gjatë një gare të kërcimeve nga lartësia, është përshkrimi me të cilin e përditshmja britanike The Guardian e ka shoqëruar fotografinë e Armend Nimanit, shkruan sot Koha Ditore.
E realizuar në Gjakovë, fotografia është e para në mesin e fotografive më të mira të ditës, të përzgjedhura të hënën nga ekipi i së përditshmes prestigjioze. Kjo nuk është hera e parë që fotografitë e Nimanit dallohen në këso përzgjedhjesh.
Fotografi, i cili tash e 10 vjet punon për agjencinë franceze të lajmeve - AFP, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e rubrikës Fotot e ditës në të përditshmen amerikane The Washington Post.
Fotografia e tij, e publikuar në mesin e 20 fotografive, ishte realizuar po ashtu në ngjarjen e garës së përvitshme të kërcimeve nga Ura e Fshenjtë në Drinin e Bardhë./KohaDitore/