Xherdan Shaqiri te Stoke City?
Interi raportohet se ka pranuar ofertën e Stoke Cityt për mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Kosovari me pasaportë zvicerane iu bashkua Interit në janar në formë huazimi, derisa nga sot ai ka kaluar edhe në pronësi të plotë të skuadrës Nerazzurre.
Dhe po sot shpërthejnë spekulimet se ai do të largohet drejt Ligës Premier, me Interin që ka prnuar ofertën prej 17 milionë eurosh të Stoke Cityt.
Sipas mediave italiane, dy klubet kanë arritur marrëveshje nga e cila INteri do të fitojë ekstra dy milinë euro, pasi pagoi vetëm 15 milionë për transferimin e tij.
Gjithçka tash varet nëse Shaqiri do të arrijë marrëveshje me skuadrën angleze, e që vështirë se do të arrihet, me lojtarin që tashmë ka deklaruar publikisht se dëshiron të qëndrojë në San Siro.