Bleranda Çitaku përfaqëson Kosovën në "The Miss Globe 2016"

PrishtinëPostuar: 17:25 / 24.10.2016

Bukuroshja do të garojë për kurorën e botës krahas 54 vajzave nga mbarë globi që marrin pjesë në këtë konkurs bukurie, shkruan KultPlus.

Bukuroshja nga Kosova Bleranda Çitaku është përzgjedhur për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “The Miss Globe 2016”, që do të mbahet në Shqipëri më 13-23 Nentor 2016. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare në facebook të Miss Kosova.

Çitaku ishte zgjedhur Miss Elegance dhe Shoqëruesja e Parë e Miss Kosova 2016.
55 vajza nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të qenë pjesë e garës së bukurisë Miss Globe.

Organizimi Miss Kosova tashmë mban licencën e përfaqësimit të Kosoves edhe në Miss Globe, krahas Miss Universe dhe Miss Earth./KultPlus.com