Deçan: Kryetari Selmanaj pret në takim futbollistin Milot Rashica

DeçanPostuar: 21:38 / 27.12.2016

Sot Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, priti në zyren tij futbollistin e reprezentacionit të Kosovës Milot Rashica.

Rashica është një nga futbollistët shqiptar më të mirë që luajnë në ekipet nderkombëtare.

Milot Rashica dhe sportistë tjerë vazhdojnë të përfaqsojnë si ambasador të vertet shtetin e Kosovës. Në shenjë respekti dhe vlerësimi komuna e Deçanit, e nderon me mirënjohje reprezentuesin Milot Rashica./InfoKomuna/