Organizohet turniri i shahut për nderë të epopesë së Dukagjinit

DeçanPostuar: 15:52 / 18.03.2016

Në kuadër të shënimit të 24 Marsit që njihet si “Epopeja e Dukagjinit” të shtunën do të organizohet turnir tradicional në Shah nga Klubi i Shahut “Zeqë Hasaj”.

Në këtë turnir pritet të marrin pjesë shahist nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Novi Pazari, Ulqini dhe vende tjera .

Në këtë turnir pritet të marrin pjesë mbi 100 garues të cilët do të zhvillojnë gara në 9 xhiro nga 15 minuta të parapara më rregullat e FIDE-s për shahun rapid.

Turniri në Hotel “Rio De Zhaniero” në rrugën transit Deçan –Llukë e Epërme./InfoKomuna/