Ylli i Kosovës, Besar Halimi afër transferimit në Budnesligë
Besar Halimi padyshim që është njëri nga lojtarët më të kërkuar në futbollin gjerman.
Besar Halimi padyshim që është njëri nga lojtarët më të kërkuar në futbollin gjerman.
Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur të shkëlqejë në edicionin që sapo lëmë pas në Bundesliga 3 me skuadrën e tij Stuttgart Kickers.
Halimi arriti të asistoi 14 herë ndërsa shënoi dy gola për tu bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Gjermani, transmeton Telegrafi.
Së fundmi në garë për shërbimet e talentit të madh gjilanas është futur edhe skuadra nga elita e futbollit gjerman Mainz 05.
Mainz ka për rival skuadrën tjetër të elitës Werder Bremen por edhe skuadra si Porto, Benfica dhe Ajax po interesohen për kosovarin, shkruan \'Kickers\'.
Gjatë kësaj jave pritet të dihet përfundimisht se ku do të nënshkruaj 20-vjeçari, ndërsa gjasat më të mëdha janë që ai të mbetet në futbollin gjerman.
Kujtojmë që Besari më parë ishte pjesë e grupmoshave të Gjermanisë, por falë trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakut, ai zgjodhi të luaj për vendlindjen e tij.