Filluan punimet në gërmimin e Stadiumit të Kreveqicës në fshatin Plavë

DragashPostuar: 14:38 / 07.11.2023

Në vazhdën e realizimit të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Komunën e Dragashit, sot filluan punimet e gërmimit në Stadiumin e Kreveqicës në fshatin Plavë.

Në fazën e parë të punimeve në këtë projekt parashihet gërmimi dhe nivelizimi i bazës së sipërfaqes së stadiumit. Vlera financiare e kontratës për këto punime është 22,222.22 euro. – ka njoftuar drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Liridona Misinaj.