Afër përfundimit Salla e Sporteve në Balaj të Ferizajt

FerizajPostuar: 17:27 / 09.09.2023

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se janë afër përfundimit punimet në Sallën e Sporteve në fshatin Balaj.

Postimi i plotë i kryetarit Aliu:

Gati në përfundim, Salla e Sporteve në Balaj

Fokusi ynë për krijimin e kapaciteteve të reja sportive në qytet e fshatra i shtohet edhe objekti gati i përfunduar i Sallës së Sporteve në Balaj me infrastrukturë moderne e të duhur për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke i ofruar sportistëve, hapësirë alternative e të përshtatshme për përsosjen e talentit të tyre.