Kryetari Aliu priti në takim kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj

FerizajPostuar: 11:53 / 05.09.2023

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj.

Postimi i plotë i kryetarit Aliu:

Tenisi është një nga sportet në zhvillim në Komunën e Ferizajt e ku sot takova kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, z. Jeton Hadërgjonaj, për të biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit në dobi të një infrastrukture më të qëndrueshme për zhvillimin e këtij sporti.