Kryetari Aliu priti në takim notarët e Klubit të Notit “Kastrioti”

FerizajPostuar: 10:55 / 16.06.2023

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se sot ka pritur në takim notarët e Klubit të Notit “Kastrioti”, pjesëmarrës në Garën Evropiane "International Basler Cup 2023”.

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Notarët e Klubit të Notit "Kastrioti" të cilët morën pjesë javë më parë në Garën Evropiane "International Basler Cup 2023”, ku arritën suksese, prita në zyrën time, të prirë nga drejtori i Klubit, Shpend Rushiti, për t'i përgëzuar për sukseset e tyre por edhe inkurajuar, duke i dhënë përkrahje të parezervë ambicieve të tyre sportive.